Akreditimi i medias

Gara ndërkombëtare Hill Climb “Trofeu Skënderbej” do të zhvillojë edicionin e 7-t të tij këtë vit. Gara e vetme në vendin tonë e regjistruar në FIA dhe e vlefshme për një kampionat europian siç është Hill Climb për Zonën e Europës Qendore (CEZ-FIA). Ky është eventi më i rëndësishëm i motorsportit që zhvillohet në Shqipëri me pjesëmarrjen e pilotëve të huaj. Gjatë të gjithë këtyre viteve, ky event ka tërhequr vëmendjen e medias dhe fotoreporterëve të shumtë.

Të gjithë gazetarët, kameramanët apo fotoreporterët që dëshirojnë të ndjekin nga afër garën më të rëndësishëm të motorsportit që zhvillohet për dy ditë me radhë (29-30 Gusht 2020) në vendin tonë, të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +355 67 60 56 075 ose në adresën e e-mailit:
autoclub@aca.al

Mund të aplikoni më poshtë: